| |
|
|
Maqedoni
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Qindra miliona njerëz në botë sonte në sheshet e
qyteteve të tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe...ose nëpër
shtëpi, do ta përcjellin vitin 2009 dhe do ta presin Vitin e Ri 2010.
Sipas shembullit të metropoleve, tashmë tradicionalisht,
nata më e lumtur do të pritet edhe në sheshin "Maqedonia" në
Shkup, si dhe në qytetet tjera në vend.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Nga 1 janari fillon zbatimi i Ligjit për ndalesë të plotë
të pirjes së duhanit nëpër kafene, bare të natës, disko-klube .... por
përveç në ambient të mbyllur, nuk do të mund të pihet duhan edhe në ballkone,
banaqe dhe në veranda, përkatësisht gjithkund ku shërbehet ushqim dhe pije.
Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e
njerëzve, në hapësirë të çelur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara
sportive, kulturore dhe manifestime argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera
publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas
përfundimit të manifestimit apo tubimit.
Duhanpirësit për mosrespektim të Ligjit do të paguajnë 100
euro në vetë vendin e ngjarjes, ndërsa dënimet për mosrespektim nga hotelierët
dhe ndërmarrjet janë prej 2.500 deri 4.500 euro, përderisa për personat
përgjegjës është prej 100 deri 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtarinë
hotelierike është paraparë edhe mbyllja e objektit në kohëzgjatje prej 30
ditëve.
Inspektoriati i tregut shtetërir do të kryejë kontroll
në kafene, kafe-bare...., ndërsa në institucionet e tjera ndalimi për
pirjen do ta kontrollojë inspektoriati sanitar shëndetësor,
arsimor dhe ai i punës.
Ligji për ndalimin e pirjes së duhanit shaktoi
revoltë të hotelierët të cilët kërkojnë të bisedojnë me institucionet
kompetente për propozim të pranueshëm evropian për zbatimin e Ligjit për
mbrojtje nga pirja e duhanit.
Përfaqësues të tyre kërkuan trajtim të barabartë me vendet
evropiane dhe periudhë të caktuar të instalojnë ventilimin dhe të bëjnë
hapësira për duhanpirësit, përkatësisht të zbatohet modeli si në ndonjë vend
anëtar të Bashkimit Evropian.
Si shembull e theksojnë modelin austriak ku në një objekt
deri 100 metra katrorë, hotelierët vetë vendosin nëse do të jetë ai për
duhanpirës apo për joduhanpirës, ndërsa mbi 100 metra katrorë 30 për qind e
objektit të jetë për duhanipërsit. Hotelierët kërkuan ndonjë person hotelierik
i cili dëshiron të posedojë objekt për duhanpirës të posedojë licencë për
përmbushjen e kushteve.
Hotelierët vetëm 30 për qind të dhomave do të duhet që t'i
dedikojnë për duhanpirës, ndërsa në 70 për qind do të ndalohet. sipas pronarëve
miqtë nga restoranti do të duhet që të kthehen në dhomë.
Në sekotrin hotelierik në Maqedoni punojnë rreth 17.000
persona që është 2,3 për qind e të punësuarëve të përgjithsëm.
Nga 24 janari edhe kutitë për cigare do të duhet që të
përmbajnë etiketa me fotografi nga organe të dëmtuara të duhanpirësve.
Prodhuesit kanë afat prej tre mujave që t'i tërheqin ose t'i shesin paketimet e
vjetra të cilat nuk kanë etiketa.
Ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit e ndalon edhe
reklamimin e produketeve të duhanit në vende të mbyllura dhe në vende të hapura
publike.
Në Maqedoni në vit pihen rreth 11.000 tonë cigare, ose
individualisht çdo qytetar pi rreth 5,5 kilogramë cigare.
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Ahengu për
Vitin e Ri në Shkup, që filloi të hënën, kulminon në ditën e fundit të vitit të
vjetër 2009.
Më 31-shin, për fëmijët zbavitja fillonn në sheshin e qytetit, prej orës 11 e
30 minuta, me program të pasur. Është paraparë të mbahet shfaqje teatrore për
fëmijë, shfaqje të korit fëmijor dhe mbërritja e Baba Dimrit.
Ahengu për të rriturit fillon nga ora 20, me performanse të Esma Rexhepova,
ndërsa më pas edhe të Vllado Janevski, Xhiboni dhe “Përlavo kazalishte” nga
Kroacia dhe “Manjifiko” nga Sllovenia.
Aheng për Vitin e Ri do të ketë edhe në Panairin e Shkupit, në sallën e parë
dhe të tretë, ku përveç muzicientit, kompozitorit dhe dixhejit maqedonas Kiril
Xhajkovski dhe “Gorilaz Saund Sistem”, do të mund të dëgjohen dixhej edhe nga
Britania e Madhe dhe Izraeli.
Qyteti i Shkupit përveç sheshin “Maqedoni” zbukuroi edhe parkun “Gruaja
luftëtare”, pjesët rreth Qeverisë, Bibliotekën universitare “Sh.Klimenti
i Ohrit”, Pallatin Gjyqësor dhe bulevardin “Ardhat partizane”.
Organizatorë të programit të sivjemë janë qyteti i Shkupit dhe operatori
telekomunikues “One”.
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Ministria
e Punëve të Brendshme apeloi qytetarët që të përmbahen nga konsumimi i tepërt i
alkoolit, të shmangin përdorimin e fishekzjarreve, dhe mjeteve tjera
pirotektike.
Këto rekomandime jo vetëm për shkak të sanksioneve ligjore, por për shkak të
rrezikut për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe dëmet material të
cilat mund të shkaktohen, thuhet në apelin.
Nga MPB-ja përkujtojnë se do ta sanksionojnë çdo përdorim të armëve dhe
apelojnë qytetarët që t’i shmangen mënyrës së tillë të kremtimit për shkak të
mundësisë që ato të shndërrohen në tragjedi individuale.
Në fund të kumtesës së MPB-së paralajmërojnë për qarkullim të zmadhuar në
komunikacion, me ngecje të mundshme prandaj qytetarëve u rekomandohet të jenë
të durueshëm dhe tolerantë,
MPB-ja të gjithë qytetarëve ua uron festat me dëshirë për shëndet dhe sukses në
vitin e ardhshëm, thuhet në kumtesën”.
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Moti në
Maqedoni të enjten, sipas meteorologëve, sot në mëngjes do të jetë mesatar me
vranësira dhe mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira mesatare.
Temperaturat minimale do të jenë rreth tre gradë. Temperaturat e ditës do të
ngjiten edhe deri në 18 gradë, ndërsa në Shkup dhe rrethinë deri në 12 gradë.
Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbisundojë mot me vranësira mesatare dhe
relativisht i nxehtë.
Valë e re e lagështisë pritet në ditën e parë të Vitit të Ri kur do të ketë
reshje të shiut, nëpër male borë, ndërsa të shtunën dhe të dielën reshje të
borës edhe vendet më të ulëta. Gjatë fundjavës do të ketë rënie të
konsiderueshme të temperaturave.
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Komunikacioni
në të gjitha akset rrugore magjistrale dhe rajonale nëpër shtet zhvillohet
rrjedhshëm nëpër rrugë kryesisht të thata dhe të pastra.
Vende-vende rrugë të lagëta ka në vendet malore dhe vendet nën hije.
Komunikacioni në aksin rrugor Dibër – Rostushë në vendin Skudrinjë, është
normalizuar komunikacioni në dy drejtimet, por nuk përjashtohet mundësia për
shembje të reja të gurëve dhe rrëshqitje të tokës. Edhe aksi rrugor Kërçovë –
Makedonski Brod, që ishte i pakalueshëm për komunikacion për të gjitha
automjetet përmes urës në vendin Plasnicë, tani është aftësuar për automjete me
peshë mbi shtatë tonë. Ndërsa automjetet mbi shtatë tonë ende riorientohen
përmes urës në f. Dvorcë.
Intensiteti i komunikacionit është mesatar jashtë mjediseve urbane. Frekuencë e
rritur e automjeteve pritet gjatë tërë ditës veçanërisht në akset rrugore drejt
qendrave dimërore turistike.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata. Përkujtim për vozitësit për
obligimin e tyre ligjor, për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në
automjetet.
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Njëqind e dhjetë pjesëtarëve të komuniteteve etnike, që
nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë sot në Qeveri u janë ndarë vendimet
për punësim në administratën shtetërore, konform obligimeve për përfaqësim të
barabartë të komuniteteve me Marrëveshjen e Ohrit.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Gjyqtarët para punësimit do të duhet të kalojnë test
psikologjik që, mes tjerash do të thotë garanci për realizimin e funksionit të
gjyqtarit. Kjo, siç theksoi ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski në
intervistën për MIA-n, është paraparë në ndryshimet e Ligjit për gjyqtarët.
"Ndryshimet në Ligjin parashohin që gjatë zgjedhjes
së gjyqtarëve të mund të merren parasysh elementet që do të thonë garanci për
realizimin e funksionit gjyqësor, ndërsa kjo mes tjerash do të thotë të
vendosen edhe teste psikologjike për gjykatësit. Rregullat për mënyrën e
zbatimit do të caktohen në kornizat e kompetencave të Këshillit gjyqësor.
Krahas kësaj janë paraparë edhe ndryshimet gjatë avancimit të gjyqtarëve,
respektivisht gjatë zgjedhjes për punë në gjykatë më të lartë, me ç'rast
vlerësimi i gjykatësve duhet të jetë një nga kriteret", sqaroi Manevski.
Ndryshimet ligjore mes tjerash caktojnë në rast kur do të
merret gjykimi nga Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut ose nga Gjykata
Supreme e Republikës së Maqedonisë për shkeljet e të drejtës së gjykimit
në afat të duhur, kjo t'i takojë pjesës së shkeljeve më të rënda diciplinore
nëse është rezultat për mosangazhimin e gjykatësit, në suaza të Këshillit
gjyqësor.
Për përmirësimin e punës në gjykatata dhe për
transparencën e tyre më të madhe, siç thotë Manevski, në vijim është renovimi
dhe pajisimi i nëntë gjykatësve me kompetencë të zgjeruar, u vendos internet në
të gjitha gjykatat dhe të gjitha gjykatat kanë edhe ueb faqe, në të cilat
publikohen aktgjykimet gjyqësore.
Ai theksoi se në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë
ndërtimi i gjykatës së re penale në Shkup, e cila do të ketë kapacitet
prej 8.200 metrave katrorë, ndërsa do të ketë sallë të gjykatës për 200 persona
dhe kabinete të gjyqtarëve.
Rezultatet nga reformat në gjyqësi, sipas tij, ndjehen në
punën e gjykatave themelore kur vazhdon tendenca e zvogëlimit të numrit të
lëndëve të sapopranuara.
"Nëse në gjykatat themelore në Maqedoni në vitin
2006 janë pranuar 837.999 lëndë, përfundimisht me nëntoritn e këtij viti në
gjykatat janë pranuar 536.761 lëndë, që paraqet zvogëlim të lëndëve të
sapopranuara për 301.238 lëndë, respektivisht për 36 për qind", tha Manevski.
Zvogëlimi i madh i lëndëve të sapopranuara, siç thekson,
ka të bëjë me atë që konform dokumenteve ndërkombëtare një pjesë e punës nga
gjykatat bartet në kompetencë të organeve tjera, respektivisht lëndët
ekzekutive barten tek ekzekutuesit, ndërsa lëndët e trashëgimisë tek noterët.
Në pyetjen sa persona nga Maqedonia luftojnë me
ekstradimin, Manevski tha se vazhdimisht rritet numri i personave që
ekstradohen, nga 39 në vitin 2006, 51 në vitin 2007, 59 në vitin 2008, ndërsa
për nëntë muajt nga ky vit numri arrin 35 persona.
"Më i madh është numri i personave që
ekstradohen nga vendet e huaja në Maqedoni sesa anasjelltas. Ata janë persona
që e kanë braktisur shtetin edhe pse nuk ka përfunduar procedura dënuese
ose kanë ikur nga vendi dhe kërkohen me urdhër -arreste", theksoi
Manevski.
Në planin e ekstradimit, siç nënvizoi, nuk vërehen
kurrfarë probleme, gjithçka zhvillohet në kuadër të Konventës evropiane për
ekstradim dhe në kuadër të Ligjit për procedurë penale në Republikën e
Maqedonisë.
Sipas tij, një problem të caktuar paraqet ekstradimi i
personave me shtetësi të dyfishtë, sepse kjo shfrytëzohet edhe për qëllime
tjera, respektivisht për shmangie të përgjegjësisë dënuese dhe kryerje të
dënimit.
"Disa raste të këtilla ka edhe në Maqedoni. Këto
persona me mençuri e shfrytëzojnë shtetësinë e dyfishtë që ta shmangin
përgjegjësinë e dyfishtë në Maqedoni, ndërsa janë dënuar për vepra të caktuara
ndëshkuese. Shpresoj se në kuadër të dispozitave ndërkombëtare, por edhe në
legjislativat vendore do të rregullohet çështja për shtetësi të dyfishtë të mos
mund të shfrytëzohet si mundësi për shmangie të përgjegjësisë ndëshkuese",
thekson ministri i Drejtësisë.
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Rezultatet
e revysë humanitare të modës “Ta vazhdojmë jetën” , e cila u mbajt më 30 nëntor
do të shpllen të mërkurën në Shkup.
Kjo revy humanitare u mbajt me qëllim të mbledhjes së mjeteve financiare për
furnizim të sistemit për mbështetje të aparatit për aplikim të citostateve pran
Klinikës për onkologji dhe radioterapi.
Aksioni humanitar i cili u mbajt më 30 nëntor të vitit 2009, në Sallën
Universale në Shkup përfshiu përmbajtje të ndryshme si: telethon, performanse
të emrave të njohur muzikor të estradës së Maqedonisë dhhe revy mode të gala
fustaneve të shtëpisë së modës Elena Luka.
Fustanet i mbanin gratë e njohura të jetës publike, të cilat biseduan me
udhëheqësit për dimensionin humanitar të ngjarjes dhe iu përgjigjeshin
thirrjeve telefonike të qytetarëve që donuan në Fondin.
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Moti në
Maqedoni të mërkurën, sipas meteorologëve, do të mbajë mot me diell me
vranësira mesatare, me paraqitje të mjegullës në disa fushëgropa të caktuara.
Pritet të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus 3 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale
prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell me vranësira mesatare, me
temperaturë maksimale deri në 10 gradë.
|
|
| | << Fillim < E përparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 30 nga 815 |
|
|
|
|
|