| |
|
|
Balkan
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
Rezistencë
e madhe për vaksinimin e gripit të ri H1N1 ka në Shqipëri, ndërsa mbi 90 për
qind e punëtorëve shëndetësorë refuzojnë ta pranojnë vaksinën.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Presidenti
i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, deklaroi se dekreti për vendosjen e ambasadorit
malazez në Prishtinë do të realizohet atëherë kur Kosova do t`i njohë malazezër
si minoritet.
“Jam i bindur se kjo çështje duhet të zgjidhet para se të shkëmbejmë
ambasadorë, meqë kjo është korrekte ndaj komunitetit tonë në Kosovë, e kjo
është raport i pritur korrekt në Kosovë ndaj Malit të Zi”, deklaroi Vujanoviqi
në intervistën për numrin e Vitit të Ri të gazetës “Pobjeda”.
Presidenti i Malit të Zi vlerësoi se komuniteti etnik malazez në Kosovë tani
është në “pozitë të palakmueshme”, për shkak se në Parlamentin e Kosovës të
gjithë komunitetet tjera kanë deputetë të vetë, ndërsa vetëm malazezët nuk janë
të përfaqësuar.
Vujanoviqi ka potencuar se në regjistrimin e vitit 1981 në Kosovë ka pasur mbi
28.000 malazezë, që i bën komuniteti i dytë joshqiptar për nga madhësia pas
serbëve.
Kushti i dytë që Podgorica zyrtare e parashtron për vendosjen e marrëdhënieve
diplomatike me Prishtinën është sigurimi i kushteve për kthimin e refugjatëve
në Kosovë.
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Shpallja e
pavarësisë së Kosovës shënoi fundin e dramës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë
dhe u caktua arkitektura e hapësirës së Evropës Juglindore.
Këtë në intervistë për edicionin e Vitit të Ri të gazetës prishtinase “Koha
ditore” e deklaroi presidenti kroat Stipe Mesiq, i cili më 8 janar duhet të
vizitojë Kosovën.
“Askush nuk mund ta detyrojë Serbinë që ta njeh Kosovën si shtet të pavarur,
derisa vetëdija për një gjë të tillë nuk pjeket në vet Serbinë”, tha Mesiq.
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
Opozita
shqiptare pas Vitit të Ri do të organizojë protesta të mëdha, në të cilat do të
kërkojë zgjedhje të parakohshme.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Parlamenti
i Kosovës në seancën e fundit të këtij viti ka miratuar buxhetin për vitin
2010, ndonëse grupet e partive opozitare, AAK, LDD dhe AKR e kanë kundërshtuar
miratimin e buxhetit dhe në shenjë pakënaqësie janë larguar nga salla.
Deputet nga këto tri grupe parlamentare kanë kritikuar Ministrinë e Ekonomisë
se ka hartuar një projekt buxhet që ka për qëllim zhvillimin e korrupsionit në
vend dhe favorizimin e disa grupeve të interesit.
"Ky buxhet është tërësisht konsumues, jo zhvillimor, dhe përveç kësaj të
tëra investimet kapitale që janë të planifikuara në këtë projekt-buxhet, janë
të orientuara për interesa partiake, grupore e që realisht favorizojnë
korrupsionin", tha Besa Gaxherri, deputete e LDD-së.
"Grupi jonë, në leximin e parë ka kërkuar nga ministri i Ekonomisë dhe
Financave një sqarim i cili bazën ligjore e ka te rregullat për transparencë
dhe kuptueshmëri të plotë të ligjit për buxhetin. Kërkesa e jonë erdhi pas
vërejtjeve që i kemi bërë në draftin e buxhetit 2010 i cili ka qenë që të epet
sqarim për 148 milion euro të cilat vitet që po i lëmë pas kanë figuruar në
buxhet, kurse kanë humbur gjurmët në draftin e buxhetit për vitin 2010", u
shpreh Haki Shatri, deputet i AAK-së.
Buxheti i vitit 2010 u miratua me 66 vota pro dhe 4 kundër, vota këto të
deputetëve të partive të koalicionit.
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Shqipëria
implementoi reformat për identifikimin e dokumenteve personale, vendosi edhe
kontrollë 24 orëshe on-line nëpër kufij, por është bërë pak në luftën kundër
korrupsionit, deklaroi ambasadori gjerman në Shqipëri, Bernd Borçart.
Borçart e theksoi nevojën që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkrete për përballje
me korrupsionin, para se të vjen deri te kontrolli nga Bashkimi Evropian.
“Në pranverën e vitit të ardhshëm në Shqipëri do të vijë sërish një mision i
BE-së, i cili do të shikojë stadin e luftës kundër krimit të organizuar dhe
korrupsionit. Ju jeni në dijeni për lajmet negative të dhëna në nëntor për
“Transparency International”, përsa i përket luftës kundër korrupsionit.
Gjermania do ju mbështesë edhe në këtë sektor, për të arritur progres. Por
duhet që mision i ardhshëm i BE-së në Shqipëri të gjejë progresin e duhur”, u
shpreh Borçart.
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Republika e Çekisë mori ofertë që të marrë pjesë në
ndërtimin e naftësjellësit ballkanik, i cili duhet të jetë hallkë kyçe në
zinxhirin e furnizimit në Evropë me naftë kaspike, shkruan në
botimin e internetit të javores çeke "Euro", duke iu
referuar deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë çeke të Industrisë dhe
Tregtisë, Tomash Bartovski.
"Në fillim të shtatorit këtë vit deri te ministria e
jonë u drejtua Armen Agasarjan, drejtor i kompanisë "Klin Enerxhi
Alajans" me ofertë që të marrim pjesë në realizimin e naftësjellësit AMBO
dhe ne treguam interes që të fitojmë më shumë informacione për projektin që ta
vlerësojmë bashkëpunimin potencial", deklaroi Bartovski.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Praga, sipas
Bartovski "Klin Enerxhi Alajans" është një nga firmat-binjake të
kompanisë amerikane "AMBO", e cila duhet ta ndërtojë dhe të
ekonimikojë me naftësjellësin me gjërësi prej 894 kilometra, i cili duhet të
kalojë nëpërmjet Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe përmes tij në ditë
nga qyteti bullgar Burgas deri te porti i Vlorës në Shqipëri të
transportohen 750.000 barel të naftës kaspike.
Marrëveshja për ndërtimin e këtij naftësjellësi është
nënshkruar nga ana e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe
dokumenti i cili e rregullon ndërtimin, punën dhe mbajtjen e naftësjellësit e
ratifikuan paralamentet e tre vendeve.
|
|
|
e hënë , 28 dhjetor 2009 |
|
Kandidati i Partisë opozitare Socialdemokratike (SDP), Ivo
Josipoviq dhe partiaku i tij Milan Bandiq u ranguan në raundin e dytë të
zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, që do të mbahen më 10 janar.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e hënë , 28 dhjetor 2009 |
|
Një bombë
sot në mëngjes shpërtheu para ndërtesës së Kompanisë shtetërore të sigurimeve
në qendër të Athinës, me ç’rast është shkaktuar dëm material, por nuk ka
informata për të lënduar, lajmëroi policia.
“Kishte paralajmërime përmes telefonit rreth 15 minuta para shpërthimit, por
askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sulmin”, deklaroi një përfaqësues i
paemëruar i policisë.
Prej këtu informojnë se mjeti shpërthyes ishte vendosur në hyrjen e ndërtesës
së kompanisë së sigurimeve, në afërsi të hotelit “Ledra”.
Ky është i fundit nga seria e sulmeve më bomba të grupeve majtiste dhe
anarkiste, që goditën Greqinë pas vrasjes së Aleksisit 15 vjeçarë. Minori humbi
jetën në natën e 6 dhjetorit të vitit 2008 gjatë një kontrolli policor në
paralagjen “Eksarhia” në qendër të Athinës.
|
|
|
e premte , 25 dhjetor 2009 |
Beograd, me ç’rast brutalisht ishin rrahur dhe demoluan
tërësisht shtëpinë e tyre.
Siç transmetuan mediat serbe, një grup i sulmuesve të maskuar rrahën Koço dhe
Menka Kostovski, të cilët jetojnë në rrugën Stanka Vraza 38 në Beograd.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
| << Fillim < E përparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 10 nga 662 |
|
|
|
|
|