MRT
  Ballina arrow Botë
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Botë
Sulmues i panjohur hapi zjarr në një qendër tregtare në Finlandë Shtypni E-post
e enjte , 31 dhjetor 2009

finskaTani për tani një burrë i panjohur sot hapi zjarr ndaj të punësuarve dhe vizitorëve në një qendër tregtare në qytetin finlandez Espo, në afërsi të Helsinkit.

Lexoni përmbajtjen...
 
Pritje modeste e Vitit të Ri në Evropën Qendrore Shtypni E-post
e enjte , 31 dhjetor 2009

Metropolat në Evropën Qendrore, Pragë, Bratisllavë dhe Varshavë, do ta presin Vitin e Ri 2010, në mënyrë më pak të zëshme dhe me më pak mysafirë nga bota e jashtme, transmetojnë agjencitë.
Kriza, kursimi, frika nga infektimi nga gripi i derrave, janë arsyet për shkak të cilave numri i turistëve, të cilët tradicionalisht vinin për festat e Vitit të Ri në Pragë është pakësuar dhjetëfish, vlerësojnë nga Asociacioni i agjencive turistike çeke.
Sivjet për festat e Vitit të Ri priten rreth 140.000 turistë për dallim nga kohërat e mira kur numri i mysafirëve në periudhën e njëjtë arrinte rreth 250.000.
Emërues i përbashkët i vendeve të Evropës së mesme është që bashkëqytetarëve të vetë nuk do t`u shkurtohet kënaqësia e kremtimit të Vitit të Ri në sheshet e qyteteve.

 
Humbi jetën gazetarja kanadeze në Afganistan Shtypni E-post
e enjte , 31 dhjetor 2009

Gazetarja kanadeze dhe katër ushtarë humbën jetën në afërsi të Kandaharit në Afganistan.
Ata humbën jetën gjatë shpërthimit të së mërkurës, që ishte kurdisur nga talebanët në rrugën patrulluese të sigurisë, lajmërojnë agjencitë.
Reporterja Kalgaria Mishel Lang është viktima e parë e gazetarëve të shumtë kanadezë të cilët vazhdimisht ndryshojnë dhe raportojnë për aktivitetet në Afganistan.
Prej vitit 2002 kur filloi lufta afgane deri tani kanë humbur jetën 138 pjesëtarë të forcave të armatosura kanadeze.

 
Shteti ishullor Kiribati i pari do të pres Vitin e Ri Shtypni E-post
e enjte , 31 dhjetor 2009

Shteti ishullor pacifik Kiribati, në ora 11 sipas kohës së mesme evropiane i pari në botë do ta pres viritn e ri 2010.
Ishulli i cili gjendet në rajonin tropikal pacifik shtrihet në sipërfaqe prej 3.500.000 kilometrave katrorë.
Emrin e ka marrë sipas arkipelagut kryesor ishullor i njohur si Ishujt Gjilbert.
Ish-kolonia britanike, Kiribati u bë shtet i pavarur në vitin 1979 dhe është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, ndërsa në vitin 1999 u bë edhe anëtare e plotëfuqishme e Kombeve të Bashkuara.

 
Zjarr i madh në Australi Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009
avstralija_pozarNë zjarrin e madh që përfshiu pjesën perëndimore të Australisë u dogjën rreth 40 shtëpi, ndërsa tre persona janë lënduar, lajmëruan autoritetet australiane.
Në zjarrin u dogjën 3.000 hektarë sipërfaqe, ndërsa në qytetin Tudiaja më lehtë janë lënduar tre zjarrëfikës dhe një grua.
Lexoni përmbajtjen...
 
Së paku 10 të vdekur gjatë sulmit të dyfishtë vetëvrasës në Irak Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009

Së paku 120 persona janë vrarë, ndërsa 40 janë plagosur në dy sulme vetëvrasëse që ndodhën të mërkurën në qendër të Ramadit, qytet në pjesën perëndimore të Irakut, lajmëroi policia irakiane.
Sipas burimit të njëjtë, numri më i madh i të plagosurve janë pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë.
Gjatë sulmit më rëndë është plagosur edhe Kasim Mohamed, guvernator i provincës Anbar, në të cilën jetojnë sunitë.

 
Vriten 76 gazetarë në vitin 2009 Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009

Sivjet janë vrarë 76 gazetarë, ndërsa për dallim nga viti paraprak kur janë vrarë 60 gazetarë, viti 2009 lirisht mund të konsiderohet si vit “i zi” sa i përket lirisë së të shprehurit dhe informimit, lajmëroi organizata Reporterë pa Kufij.
Sivjet, po ashtu, është rritur numri i gazetarëve të rrëmbyer. Rreth 1.456 janë viktima të kërcënimeve dhe maltretimit fizik, përderisa viti i kaluar kishte 929 kërcënime.
“Konsideroj se gazetarët të cilët punojnë në Iran dhe Shri Lankë janë më të rrezikuar”, theksoi sekretari i përgjithshëm i Reporterë pa Kufij, Zhan Fransoa Zhiljar.

 
Rreth 70 të vrarë gjatë përleshjeve në Nigerinë veriore Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009

Rreth 70 persona humbën jetën gjatë përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe kryengritësve islamistë në qytetin verior nigerian Bauçi, lajmëroi spitali lokal.       
Përleshjet shpërthyen të hënën midis pjesëtarëve të sektës paraushtarake islamiste dhe forcave të sigurisë.
Tre pjesëtarë të armatës dhe policisë, po ashtu, janë në mesin e të vrarëve gjatë përleshjeve.

 
Sivjet më pak viktima nga katastrofat natyrore Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009

Katastrofat natyrore, sivjet morën më pak viktima në krahasim me vitet e kaluara, por vazhdimisht rritet numri i fatkeqësive ekstreme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Rreth 10.000 persona humbën jetën në vitin 2009 në katastrofa natyrore që është konsiderueshëm më pak se në dekadën e kaluar, kur çdo vit vdisnin mesatarisht 75.000 njerëz në katastrofa natyrore.
Në vitin 2008 në fatkeqësitë natyrore vdiqën 220.000 njerëz.
Katastrofa më e madhe natyrore në vitin 2009 ishte tërmeti më 30 shtator në ishullin indonezian Sumatra me 1.200 viktima.
Toka sivjet ishte kursyer nga katastrofat e mëdha, por “evident është rritja e katastrofave natyrore të cilat janë si pasojë e ndryshimeve klimatike”, tha Peter Hoep, udhëheqës i sektorit për rrezik natyror në risigurimin gjerman.

 
Margret Çan: Gripi i ri ndoshta nuk do të mposhtet deri në vitin 2011 Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009

Gripi pandemik, që e shkakton virusin H1N1, ndoshta nuk do të mposhtet deri në vitin 2011, ndërsa kujdesi edhe më tutje është i detyrueshëm për shkak se virusi akoma mund të mutojë, porositi drejtoresha e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Margret Çan.

Ajo paralajmëroi se, edhe pse shtetet me sukses u përgatitën për pandeminë e parë nga gripi në 40 vitet e fundit, ato akoma nuk janë mjaft të përgatitur për paraqitje eventuale më masive të gripit vdekjeprurës mes njerëzve, transmetojnë agjencitë botërore.

Drejtoresha e OBSH-së mbrëmë, në konferencën e rregullt të shtypit në fund të vitit, theksoi se ende është herët të thuhet se ka përfunduar pandemia nëpër botë, por rekomandoi që situata të shqyrtohet dhe vlerësohet edhe gjashtë deri në 12 muaj.

Në disa vende, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe SHBA-në, kulmi i aktiviteteve nga vala e dytë e gripit të ri veçse ka kaluar, por ky infektim po intesifikohet në Indi, Egjipt dhe disa vende tjera, paralajmëroi Çan.

Gripi i ri për momentin është në 200 vende nga bota, në mënyrë laboratorike janë konfirmuar pothuajse 12.000 raste të vdekjes, por me siguri do të nevojiten dy vite që të vërtetohet numri i vërtetë i viktimave, theksoi drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së.

Vendet e pasura dhe kompanitë farmaceutike morën detyrë që të dhurojnë 190 milionë doza të vaksinave kundër gripit të ri për rreth 90 vende në zhvillim, theksoi Çan. Ajo shtoi se në fillim të janarit OBSH-ja do t'i shpërndajë dozat e para për Azerbejxhanin dhe Mongolinë, e pastaj edhe për Afganistanin.

 
<< Fillim < E përparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>

Rezultatet 1 - 10 nga 795
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider