|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Shteti do t'i subvencionojë turoperatorët të cilët që
nga fillimi i vitit të ardhshëm do të sjellin turistë të huaj në Maqedoni, nëse
i plotësojnë kushtet e caktuara nga Udhëzimi për subvencionimin e qarkullimit
të organizuar turistik të huaj për vitin 2010.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e hënë , 28 dhjetor 2009 |
|
Në qytetin Nahodka, në rajonin bregdetar të Rusisë,
kryeministri rus Vladimir Putin sot në mënyrë solemne e inauguroi
naftësjellësin "Sibiri Lindor - Oqeani i Qetë" (SLOQ) dhe dha aprovim
për mbushjen e tankerit të parë me naftë, transmeton ITAR-TASS.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 25 dhjetor 2009 |
|
Likuiditeti i sistemit bankar në kuartalin e tretë të
vitit është përmirësuar. Aktivi i plotë i bankave dhe të depozitëve të
subjekteve jofinanciare është rritur për 3,5 për qind dhe ka arritur 256.979
milionë denarë, konstatoi Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë në seancën
e sotme.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 23 dhjetor 2009 |
|
Ndërtimet mbeten prioritet të Ndërmarrjes publike
për ekonomizimin me hapësirën e ndërtimit dhe atë afariste (NPEHNA) në vitin
2010, në të cilën planifikohet që të fillojë ndërtimi i 612 banesave për shitje
prej të cilave 515 në Shkup dhe 67 në Manastir. Do të fillojë ndërtimi edhe i
492 ndërtesave sociale, 356 në Shup, 44 në Gjevgjeli, 51 në Berovë dhe 41 në
Strumicë. Këtë e paralajmëroi drejtori i NPEHNA-së Vladimir Bahçovanovski në
intervistë për MIA-n.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e martë , 22 dhjetor 2009 |
|
Vlera e euros është mbivlerësuar shtatë deri tetë për qind
në raport me valutat e tjera dhe rritja e saj e mëtutjeshme do të mund të paraqesë
"shqetësim serioz" për ato ekonomi të euro zonës, të cilat janë më të
hapura në raport me të tjerat, paralajmëroi Komisioni evropian.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e martë , 22 dhjetor 2009 |
|
Benzinat
dhe dizeli prej mbrëmë në mesnatë janë më të lira për një denarë.
Vendimin për zvogëlimin e çmimeve e mori Komisioni rregullator për energjetikë
(KRE), në takimin e mbajtur të hënën.
Me vendimin bëhet zvogëlimi i çmimeve rafinerike dhe me pakicë të derivative të
naftës mesatarisht për 2.54, gjegjësisht 1.72 për qind.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 arrin 62 denarë për një litër, EUROSUPER BS-98
shitet për 63.50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 49.50 den/lit.
Çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (VEL-1), është zvogëluar
për 0.50 denarë dhe shitet për 38.50 denarë për litër.
|
|
|
e hënë , 21 dhjetor 2009 |
|
Ministria e Ekonomisë, Lidhja e odave ekonomike, Oda e
Maqedonisë veriperëndimore, Fondacioni zhvillimor për sipërmarrje, Agjencia për
përkrahje të sipërmarrjes, Qendra për zhvillim të sipërmarrësve dhe menaxherëve,
Biznes asociacioni evropian dhe Qendra për zhvillim të bizneseve të
reja sot do ta mbajnë zgjedhjen tradicionale për ndërmarrje më të
suksesshme mikro dhe të vogla në Maqedoni "Sipërmarrës i vitit -
2009".
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e premte , 18 dhjetor 2009 |
|
Banka qendrore evropiane sot do ta
miratojë planin për ndërtimin e objektit të ri, me vlerë prej mbi një miliardë
euro, i cili do të bëhet selia e saj e përhershme.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 16 dhjetor 2009 |
|
Marrëveshje
për bashkëpunim ekonomik midis qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës do të
firmoset sot, paralajmëruan nga Ministria e Ekonomisë.
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
e mërkurë , 16 dhjetor 2009 |
|
Prodhuesi amerikan i aeroplanëve "Boing" e kreu
me sukses fluturimin e parë stërvitës të aeroplanit të ri Boing 787
"Drimlajner".
|
|
Lexoni përmbajtjen...
|
|
|
<< Fillim < E përparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 E ardhshme > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 10 nga 102 |