| Terapi efikase kundër leukemisë |
|
|
| e premte , 13 mars 2009 | |
Profesori Çen, siç shkruan gazeta serbe "Veçernje novosti", lajmëroi se prej 85 pacientëve të sëmurë nga leukemia te të cilët është zbatuar kjo terapi 80 prej tyre janë shëruar. Thelbi i terapisë është që qelizat e sëmura të shërohen dhe të vazhdojnë të zhvillohen, e jo të shkatërrohen edhe të shëndoshat, që ndodhë me hemoterapinë. Derivati i vitaminës A nxitë pjekurinë e qelizave, ndërsa arseniku vepron kundër qelizave malinje. Çen shprehet se stadiumi i sëmundjes nuk ka ndikim mbi efektin e shërimit, por shton se me analizën nuk janë përfshirë pacientë të shëruar me terapi tjetër, si dhe ata te të cilët shenjat e sëmundjes sërish janë paraqitur. Terapia zbatohet në spitalin Rui Xhin në Fakultetin e Dytë Medicinal të Shangajit. |
| < Mbas |
|---|



