| Rihanna me nerva para koncertit në Londër |
|
|
| e mërkurë , 11 nëntor 2009 | |
|
Rihanna thotë se ajo është e mbushur me nerva rreth koncertit të saj solo që do të zhvillohet të hënën e ardhshme në Londër, dhe i cili do të jetë i pari që nga përplasja e saj me ish-të dashurin Chris Brown. “Është një ngjarje live që do të jepet në gjithë botën, që do të thotë se gjithkush do të mund ta shohë të njëjtën në gjithë botën, live, përnjëherë, që është shumë ngazëlluese. “Kjo më bën nervoze, pasi nuk janë vetëm 6 mijë njerëz në shesh, por janë miliona njerëz rreth e qark botës duke e parë atë përnjëherë. Megjithatë është shumë emocionuese’ është një gjë e madhe të cilën gjithkush do të mund ta shohë”, ka thënë Rihanna. |
| < Mbas | Vazhdoni > |
|---|



