MRT
  Ballina arrow Stil arrow Çako, këngë për Inva Mulën
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Çako, këngë për Inva Mulën Shtypni E-post
e hënë , 23 nëntor 2009
Duket se Pirro Çako vazhdon të mendojë për arsyen e vërtetë pse Inva Mula vendosi t’i japë fund martesës së tyre. Këngëtari më një farë mënyre ka treguar se ndien ende diçka për bashkëshorten e tij, me të cilën është aktualisht në një proces shkurrorëzimi në Gjykatën e Tiranës.

Pas shumë tentativave për t’u ulur e folur me të, dhe refuzimeve që ka marrë nga ajo, Pirro ka vendosur t’ia bëjë pyetjen me këngë, Inva Mulës, për të kuptuar arsyen e vërtetë pse ajo e la.

Kënga "Zemër e pakurdisur", me të cilën konkurron Soni Malaj në festivalin "Kënga Magjike", është shkruar vetëm për Invën. Autori i tekstit dhe muzikës, Pirro Çako ia ka dedikuar sopranos këtë baladë të ndierë, ndërsa dëshmon në një farë mënyrë se pavarësisht dhembjes dhe trishtimit që mban me vete, ai tashmë është mësuar dhe e ka pranuar ndarjen, kur thotë "gjithçka mbaroi tani…".

Vargu kryesor i refrenit është "Zemër pse më le…", ndërsa duke përmendur "shumë vite që kanë kaluar", duket qartë që flet për martesën e tij disavjeçare. Çako ka vendosur të heshtë në media, dhe të mos u kundërpërgjigjet intervistave të sopranos, pasi mesa duket ndien ende për të. Ndoshta kjo mund të quhet balada e jetës së tij, i cili nuk e ka kaluar aq lehtë këtë ndarje shumë të bujshme dhe në media. Dhe për ta sjellë sa më bukur për publikun, ai ka zgjedhur pikërisht këngëtaren Soni Malaj.

 
< Mbas   Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider