|
Shkencëtarët rastësisht kanë zbuluar ilaçin kundër kancerit |
|
|
|
e martë , 24 nëntor 2009 |
|
Shkencëtarët
izraelitë kanë identifikuar një substancë e cila mund t`i vrasë qelizat
kancerogjene, e me këtë rast nuk dëmton indin e shëndoshë.
Zbulimi i
Universitetit në Tel Aviv dhe qendrës medicinale Sheba, janë publikuar në edicionin
e ri të revistës ndërkombëtare për kancerin në gji.
Në fakt, e gjetëm Thembrën e Akilit të kancerit, deklaroi profesoresha e
universitetit në Tel Aviv, Malka Koen-Armon.
“Kur është e mundshme t`i trajtoni stacionet kancerogjene, e të mos i vritni të
shëndoshat, është e mundshme të prodhoni medikamente, të cilat do të shkaktojnë
më pak thimbje tek pacientët. Madje mund të japin ilaç shumë më agresiv, e të
mos kujdesemi nëse i njëjti do t`i shkaktojë dëm indit të shëndoshë”,
konsideron profesoresha.
Ajo sqaron edhe atë se shkencëtarëve nuk është i qartë tërë reagimi, por është
fakt se nga substanca vdesin qelizat kancerogjene, ndërsa të shëndoshat
tejkalojnë pengesën.
|