|
Federata
ndërkombëtare e futbollit (FIFA) sot publikoi bartësit e grupeve para shortit
për Kampionatin botëror të futbollit, që do të tërhiqet të premten në Kejptaun.
Në solemnitetin
të cilin do ta drejtojë aktorja hollyvudiane Çarlis Teron, 32 seleksione do të
ndahen në tetë grupe me nga katër ekipe.
Bartëse të grupeve do të jenë kampioni aktual botëror Italia, kampioni evropian
Spanja, si dhe Brazili, Holanda, Gjermania, Argjentina, Anglia dhe nikoqiri i
Mundialit, Afrika e Jugut.
Pas një kohe të gjatë, në mesin e bartësve nuk janë francezët, të cilët si edhe
portugezët janë në grupin e dytë në shoqëri me Danimarkën, Greqinë, Serbinë,
Sllovakinë, Slloveninë dhe Zvicrën.
Sipas rregullave të shortit, vetëm seleksionet evropiane mund të jenë në grup
të njëjtë, edhe atë më së shumti dy, përderisa kjo nuk vlen për të gjitha
federatat tjera kontinentale. Kjo do të thotë se Brazili apo Argjentina nuk do
të jenë në grup të njëjtë me Paraguain apo Uruguain, si dhe Afrika e Jugut me
ndonjërën prej kombëtareve tjera afrikane.
Në grupin e tretë janë Australia, Japonia, Korea e Jugut, Korea e Veriut,
Hondurasi, Meksiko, SHBA-të dhe Zelanda e Re, ndërsa në grupin e katërt
Algjeria, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Nigeria, Çile, Paraguai dhe
Uruguai.
|