MRT
  Ballina arrow Politikë arrow Maqedonia do të fillojë negociata me BE-në në vitin 2010
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Maqedonia do të fillojë negociata me BE-në në vitin 2010 Shtypni E-post
e premte , 18 dhjetor 2009
a_merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel para deputetëve në Bundestag sot paralajmëroi se vitin e ardhshëm pritet fillimi i negociatave inkaudruese të Maqedonisë dhe Islandës në BE.

"Në rend dite të BE-së vitin e ardhshëm do të jetë çështja për zgjerimin me Islandën dhe me Maqedoninë", paralajmëroi Merkel, e cila, siç njoftoi Dojçe Vele, sot i informoi deputetët në Bundestag për përmbajtjen e bisedimeve në samitin e liderëve të BE-së më 10 dhe 11 dhjetor në Bruksel, si dhe për konferencën klimatike në Kopenhagë.

Merkel u bëri thirrje parlamentarëve më intensivisht të diskutojnë për tema, të cilat janë me rëndësi të madhe për BE-në, ndërsa mes tyre e përmendi edhe zgjerimin.

"Për nismat e rëndësishme ligjore nga Brukseli duhet të debatohet më intensivisht në këtë Parlament, sesa që kjo ishte rast para hyrjes së fuqi të Traktatit të Lisbonës. Kjo, kuptohet ka të bëjë edhe me temat, për të cilat u bisedua më 10 dhe 11 dhjetor në Këshillin evropian, pikërisht për çështjen e zgjerimit të BE-së. Si qeveri federale, në mënyrë ligjore vërtetuam obligim të rritur për informim dhe mundësi për bashkëveprim të Bundestagut. Këshilli Evropian paralajmëroi se vitin e ardhshëm në rend dite do të vendoset çështja për negociatat qasëse me Islandën dhe me Maqedoninë. Çështja, se cilat vende duhet t'i takojnë BE-së i godet të gjithë qytetarët dhe kjo duhet të pasqyrohet në debatet tona. Mendoj se kjo do të ndodhë", tha Merkeli.

 
< Mbas   Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider