MRT
  Ballina arrow Ekonomi arrow I përmirësuar likuiditeti i bankave, të rritura rezervat devizore
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
I përmirësuar likuiditeti i bankave, të rritura rezervat devizore Shtypni E-post
e premte , 25 dhjetor 2009
nbm_1
Likuiditeti i sistemit bankar në kuartalin e tretë të vitit është përmirësuar. Aktivi i plotë i bankave dhe të depozitëve të subjekteve jofinanciare është rritur për 3,5 për qind dhe ka arritur 256.979 milionë denarë, konstatoi Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë në seancën e sotme.

Lëvizës kryesor për rritjen e aktiviteteve bankare ishin depozitet e subjekteve jofinanciare, shkalla kuartale e të cilave është pozitive në kuartalin e dytë me radhë dhe është 4,3 për qind.

Përfitimi i plotë në nivel të sistemit bankar, i realizuar në nëntë muajt e parë të këtij viti ishte një miliard e 348 milionë denarë dhe është më i vogël për 60 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2008. Bankat disponojnë me nivelin e mjaftuesëm të mjeteve personale për mbulimin e rreziqeve nga puna e tyre.

Në tremujorin e tretë të vitit 2009 vërehet stabilizim i caktuar i aktivitetit kreditor të bankave. Kreditë e përgjithshme të personave jofinanciarë shënojnë zvogëlim prej 0,05 për qind në krahasim me qershorin e vitit 2009. Edhe krahas kujdesit të rritur për kryerjen e aktivitetit kreditor nga ana e bankave, megjithatë erdhi deri në vështirësim të përcaktuar të cilësisë së portfolios kreditore, që është reflektim i kushteve të vështirësuara për punën e shfrytëzusve vendas të kredive, por edhe përforcim i procesit të ashtuquajtur "pjekuri" e portfolios kreditore. Investim i cilësisë së përfshirjes së rrezikut kreditor është më shumë i pranuar te sektori, ndërmarrje, se sa te popullata.

Në kuartalin e tretë nuk janë shënuar presione mbi rezervat devizore. Në harmonizim me të dhënat e fundit në disponim, më 11 dhjetor të vitit 2009 bruto rezervat devizore e kanë arritur nivelin prej një miliard e 586 milionë euro, që paraqet rritje për 91,2 milionë euro në krahasim me fundin e vitit 2008.

Sipas të dhënave më të reja për inflacion, në muajin nëntor është shënuar ndërprerje e zvogëlimit pesëmujor të çmimeve. Megjithatë, rënia e çmimeve në bazë vjetore është më e fuqishme se sa është pritur, kurse ndryshimi i çmimeve, përfundimisht me nëntorin, është negativ dhe arrin 0,7 për qind.

Nga aspekti i lëvizjes së sektorit bankar, të dhënat për nëntor tregojnë rritje mujore të depozitëve edhe kredive të banakve për 0,9 për qind. Në bazë vjetore, efekti i bazës më të ulët krahasuese ka kontribuar për përshpejtimin e shkallës së rritjes të potencialit depozitar (7,2 %), ndërsa shkalla e rritjes së kredive është 4,1 për qind.

 
< Mbas   Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider