MRT
  Ballina arrow Kulturë dhe shoqëri arrow "Nuk mundem pa ty", fituese e Festivalit të 48-të të këngës në RTVSH
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
"Nuk mundem pa ty", fituese e Festivalit të 48-të të këngës në RTVSH Shtypni E-post
e hënë , 28 dhjetor 2009
48_festival_rtvsh
"Nuk mundem pa ty", e interpretuar nga Juliana Pasha, është kënga  fituese e Festivalit të 48-të të Këngës në Radio- Televizionin Publik Shqiptar, që njëkohësisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2010, në Oslo të Norvegjisë.

E kompozuar nga Ardit Gjebrea dhe me tekst të Pirro Çakos, "Nuk mundem pa ty" u përzgjodh si kënga më e mirë mes 20 këngëve finaliste, nga juria e përbërë nga emra të njohur të muzikës dhe artit, Luan Zhegu, Saimir Braho, Zana Çela, Flamur Shehu, Shaban Ibrahimi, Olent Çezari dhe Agron Tufa.

"Juria kishte si qëllim të vlerësonte në festival krijimtarinë më të mirë dhe jo interpretimin", tha  Çela pas shpalljes së këngës fituese.

Me çmim e dytë u vlerësua "Në pasqyrë", interpretuar nga Anjeza Shahini dhe me të tretin "Gjëra të thjeshta", interpretuar nga Kamela Islami.

Nata finale e evenimentit më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqiptare, u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Për më shumë se tre orë në këtë natë u prezantuan jo vetëm 20 këngët finaliste, por edhe pjesë koreografike nga Julian Bulku. Moment i veçantë ishte rikthimi në skenë i violinistit virtuoz shqiptar, Olent Çezari, njëkohësisht anëtar i jurisë, i cili prej vitesh e ushtron aktivitetin e tij artistik në Itali.

Festivali i 48-të i këngës në RTVSH u zhvillua për katër netë në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga 24 dhjetori. Në këtë edicion u interpretuan 36 këngë, 18 prej të cilave nga këngëtarë të njohur dhe 18 të tjera nga të rinj.

Në natën e parë intrepretuan këngëtarët e njohur, në natën e dytë të rinj, ndërsa nata e tretë iu dedikua dueteve të zgjedhura nga vetë këngëtarët kokurues.]

Festivali u realizua nga një staf i përbërë nga emra të njohur. Drejtoreshë e këtij edicioni ishte Zamira Koleci, udhëheqës Artistik Selim Ishmaku, regjisor Osman Mula, skenarist Genc Ymeraj.

Festivali i 48-të i këngës në RTVSH u prezantua nga këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

 
< Mbas   Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider