MRT
  Ballina arrow Politikë arrow Shefi i diplomacisë në Parlament do të referojë për çështje aktuale nga politika e jashtme
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Shefi i diplomacisë në Parlament do të referojë për çështje aktuale nga politika e jashtme Shtypni E-post
e hënë , 28 dhjetor 2009
a_milososki
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Antonio Milloshoski sot para anëtarëve të komisionit parlamentar për politikë të jashtme do të ketë paraqitje lidhur me çështje aktuale nga sfera e politikës së jashtme, si dhe për aktivitetet e realizuara në planin ndërkombëtar.

Seanca në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajnë edhe komisionet për shëndetësi, për transport, lidhje dhe ekologji dhe financim dhe buxhet.

Anëtarët e komisionit për shëndetësi do të debatojnë për propozim ligjin për shëndet publik (leximi i parë), ndërsa në rendin e ditës së komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është propozimi i ligjit për ndryshimin e ligjit për veprimtari radiodifuzive (leximi i dytë).

Komisioni për financim dhe buxhet do të shqyrtojë për raportin gjysmëvjetor të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për periudhën janar-korrik të vitit 2009 dhe për raportin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë për sistemin bankiar dhe supervizionin bankiar në Republikën e Maqedonisë në gjysmën e parë të vitit 2009. Propozimi i rendit të ditës plotësohet me raportin e Bankës Popullore për udhëheqjen dhe manipulimin me rezervat devizore në gjysmën e parë të vitit 2009. 

 
Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider