|
Opozita shqiptare paralajmëron protesta të mëdha pas Vitit të Ri |
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
Opozita
shqiptare pas Vitit të Ri do të organizojë protesta të mëdha, në të cilat do të
kërkojë zgjedhje të parakohshme.
Këtë të
martën e paralajmëroi lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke shtuar me këtë
rast se Qeveria e Sali Berishës do të përballet me protesta masive që do të
mbështeten edhe nga opinioni më i gjerë.
Rama tha se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit
dhe largimin e Berishës.
Lideri i opozitës akuzoi Berishën për rritjen e korrupsionit në vend dhe
paralajmëroi vit të vështirë ekonomik edhe në vitin 2010, meqë, siç u shpreh,
Qeveria i fshehë parametrat negative ekonomike.
Vlerësimi i Ramës vijoi pas deklaratës së Berishës se në 100 ditët e para
Qeveria shënoi rezultate të mira.
|