|
Në 2010 - një shekull nga lindja e Nënës Terezë dhe 1100 vjet nga vdekja e shën Naumit të Ohrit |
|
|
|
e mërkurë , 30 dhjetor 2009 |
|
Një shekull nga lindja e Nënës Terezë dhe 1100 vjet
nga vdekja e shën Naumit të Ohrit janë jubiletë qendrore në Programin për
shënimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të theksuara në vitin
2010. Bartës i kremtimeve të dy përvjetoreve është Kuvendi i Republikës së
Maqedonisë.
Në kuadër të shënimit të njëqind vjetorit të lindjes
së Nënës Terezë, në vitin 2009 u hap Shtëpia-përkujtimore e humanistes dhe
nobelistes në vendlindjen e saj në Shkup. Qendra memoriale është ngritur në
vendin e njejtë ku në të kaluarën ka ekzistuar kisha katolike "Zemra e
shenjtë e Krishtit", në të cilën Nënë Tereza është pagëzuar me emrin
Gonxhe Agnes Bojaxhiu, e cila në fillim të shekullit 20 e ka kaluar fëmijërinë
në shtëpinë e Nikolla Bujaxhiut. Në Shtëpinë-përkujtimore në qendër të Shkupit
janë bartur edhe një pjesë e eshtrave të Nënës Terezë, ndërsa në varrin e
saj në Kalkutë është vendosur pllaka përkujtimore me shkrimin "Falenderim
nga Republika e Maqedonisë dhe banorët e vendlindjes Shkupi".
Nëna Terezë ka lindur në Shkup në vitin 1910. Pa i mbushur
18 vjet ka shkuar në Kalkutë ku e ka themeluar radhën e misionarëve të
dashurisë dhe mirëqenies dhe deri te vdekje në vitin 1997 u ka
ndihmuar të sëmurëve dhe të varfërve, duke e lënë amanetin e saj se bota është
e uritur për bujë, por edhe më shumë për dashuri. Për punën e saj humanitare në
vitin 1979 e mori Çmimin Nobel për paqe. Në vitin 2003 papa Xhon Pali i
Dytë e lumturoi që është hap deri te shpallja si shenjtore.
|