MRT
  Ballina arrow Ekonomi arrow Subvencione shtetërore për turistë të sjellur nga 1 janari
e premte , 03 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Subvencione shtetërore për turistë të sjellur nga 1 janari Shtypni E-post
e mërkurë , 30 dhjetor 2009
ohrid_gorna_porta
Shteti do t'i subvencionojë turoperatorët të cilët që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të sjellin turistë të huaj në Maqedoni, nëse i plotësojnë kushtet e caktuara nga Udhëzimi për subvencionimin e qarkullimit të organizuar turistik të huaj për vitin 2010.

Për këtë lloj të subvencioneve vitin e ardhshëm janë paraparë 24 milionë denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa qëllimi është mbështetja e organizatave turistike dhe arritja e pakos turistike aranzhimi i ofertës së Maqedonisë në tregjet e huaja, njoftoi sot në konferencën për shtyp Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi.

Kushtit kryesor për marrjen e subvencioneve e grupit prej së paku 10 turistëve në shtet prej minimum tri buajtjeve me mëngjes, me të gjitha kapacitetet për akomodim në të cilat në mënyrë profesionale ofrohen shërbimet hotelerike, si dhe transporti i organizuar grupor me autobusë, aeroplanë, dhe transport hekurudhor. Subvencionimi është paraparë gjatë ardhjes dhe largimit të aeroplanit, autobusit apo trenit derisa realizohen së paku dy buajtje me mëngjes në vende të ndryshme në shtet.

Sipas ministrit Besimi, subvencioni për një udhëtar të ardhur me transport me autobus nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina është 10 euro, nga 15 euro do të fitohen për një udhëtarë të sjellur nga Turqia, Rumania, Hungaria, Sllovenia dhe nga Kroacia, ndërsa nga 20 euro prej vendeve të tjera.

Për transportin me aeroplanë subvencioni për një udhëtarë është 25 euro nga ato evropiane dhe 45 euro nga destinacionet interkontinentale. Për aranzhmanet për çarter fluturime do të jepet subvencion prej 25 euro për një udhëtarë për të gjitha bazat ajrore në Maqedoni, derisa në transportin hekurudhor lartësia e subvencionit është 15 euro për udhëtarë. Tek transporti i kombinuar i cili gjatë ardhjes në destinacion shfrytëzohet aviotransport lartësia e subvencionit është 15 euro, ndërsa tek ai me destinacion të ardhur me autobus udhëtari i sjellur do të subvencionohet me nga 10 euro. Për turat qarkore subvencioni për një udhëtar është 20 euro.

Që të mund t'i shfrytëzojnë subvencionet turoperatorët duhet në afat prej 30 ditësh nga qëndrimi i turistëve të dorëzojnë dëshmi me biletat e udhëtimit, faturë për bujtje, të kenë të paguar taksë turistike dhe shpenzime të shlyera në periudhën paraprake, sqaroi Besimi.

Dokumentimin të cilin do ta dorëzojnë turoperatorët do ta shqyrtojë komisioni i veçantë në përbërje të Ministrisë së Ekonomisë.

 
Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider