| Balerinët shqiptarë mbeten jashtë finales së "Amicit" |
|
|
| e mërkurë , 30 dhjetor 2009 | |
|
Trupa
e balerinëve shqiptarë mbetën jashtë finales së "Amicit" e cila do të
zhvillohet më 4 janar 2010. Kledi Kadiu dhe Leon Cino, nuk do të jenë më në
stafin e balerinëve profesionistë të këtij emisioni mjaft të njohur në Itali.
Lajmi zbulohet nga e përjavshmja italiane Tv Oggi e cila shton se spektaklit mund t’i mungojë dhe prezenca e balerinës tjetër shqiptarë po aq te talentuar, Anbeta Toromani. Kledi Kadiu ishin prej vitesh pjesëtarë të këtij spektakli të prezantuar nga Maria De Filipi, ndërsa Leon e Anbeta kanë qenë konkurrentë në këtë emision ku zbulohen talentët e rinj në këngë e kërcim. Leon Cino fitoi çmimin e parë të Amicit në vitin 2008, ndërsa Anbeta u shpall zyrtarisht talenti më i mirë më 16 gusht 2009. |
| Vazhdoni > |
|---|



