MRT
  Ballina arrow Maqedoni arrow Nga 1 janari pirja e duhanit vetëm në shtëpi dhe në rrugë
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Nga 1 janari pirja e duhanit vetëm në shtëpi dhe në rrugë Shtypni E-post
e enjte , 31 dhjetor 2009

Nga 1 janari fillon zbatimi i Ligjit për ndalesë të plotë të pirjes së duhanit nëpër kafene, bare të natës, disko-klube ....  por përveç në ambient të mbyllur, nuk do të mund të pihet duhan edhe në ballkone, banaqe dhe në veranda, përkatësisht gjithkund ku shërbehet ushqim dhe pije.

Pirja e duhanit nuk është e ndaluar vetëm në shtëpitë e njerëzve, në hapësirë të çelur dhe në sipërfaqe publike nëse nuk mbahen gara sportive, kulturore dhe manifestime argëtuese, tubime dhe ngjarje të tjera publike. Atëherë duhanpirësit do të duhet të përmbahen dhe të ndezin cigare pas përfundimit të manifestimit apo tubimit.

Duhanpirësit për mosrespektim të Ligjit do të paguajnë 100 euro në vetë vendin e ngjarjes, ndërsa dënimet për mosrespektim nga hotelierët dhe ndërmarrjet janë prej 2.500 deri 4.500 euro, përderisa për personat përgjegjës është prej 100 deri 300 euro. Sipas Ligjit për veprimtarinë hotelierike është paraparë edhe mbyllja e objektit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Inspektoriati i tregut shtetërir do të kryejë kontroll në  kafene, kafe-bare...., ndërsa në institucionet e tjera ndalimi për pirjen do ta kontrollojë inspektoriati  sanitar shëndetësor, arsimor dhe ai i punës.

Ligji  për ndalimin e pirjes së duhanit shaktoi revoltë të hotelierët  të cilët kërkojnë të bisedojnë me institucionet kompetente për propozim të pranueshëm evropian për zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Përfaqësues të tyre kërkuan trajtim të barabartë me vendet evropiane dhe periudhë të caktuar të instalojnë ventilimin dhe të bëjnë hapësira për duhanpirësit, përkatësisht të zbatohet modeli si në ndonjë vend anëtar të Bashkimit Evropian.

Si shembull e theksojnë modelin austriak ku në një objekt deri 100 metra katrorë, hotelierët vetë vendosin nëse do të jetë ai për duhanpirës apo për joduhanpirës, ndërsa mbi 100 metra katrorë 30 për qind e objektit të jetë për duhanipërsit. Hotelierët kërkuan ndonjë person hotelierik i cili dëshiron të posedojë objekt për duhanpirës të posedojë licencë për përmbushjen e kushteve.

Hotelierët vetëm 30 për qind të dhomave do të duhet që t'i dedikojnë për duhanpirës, ndërsa në 70 për qind do të ndalohet. sipas pronarëve miqtë nga restoranti do të duhet që të kthehen në dhomë.

Në sekotrin hotelierik në Maqedoni punojnë rreth 17.000 persona që është 2,3 për qind e të punësuarëve të përgjithsëm.

Nga 24 janari edhe kutitë për cigare do të duhet që të përmbajnë etiketa me fotografi nga organe të dëmtuara të duhanpirësve. Prodhuesit kanë afat prej tre mujave që t'i tërheqin ose t'i shesin paketimet e vjetra të cilat nuk kanë etiketa.

Ligji për mbrojtje nga pirja e duhanit e ndalon edhe reklamimin e produketeve të duhanit në vende të mbyllura dhe në vende të hapura publike.

Në Maqedoni në vit pihen rreth 11.000 tonë cigare, ose individualisht çdo qytetar pi rreth 5,5 kilogramë cigare.

 
< Mbas   Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider