MRT
  Ballina arrow Maqedoni arrow Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri në vitin 2010
e enjte , 02 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Bota e përcjell vitin e vjetër dhe e pret Vitin e Ri në vitin 2010 Shtypni E-post
e enjte , 31 dhjetor 2009

casovnikQindra miliona njerëz në botë sonte në sheshet e qyteteve të tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe...ose nëpër shtëpi, do ta përcjellin vitin 2009 dhe do ta presin Vitin e Ri 2010.

Sipas shembullit të metropoleve, tashmë tradicionalisht, nata më e lumtur do të pritet edhe në sheshin "Maqedonia" në Shkup, si dhe në qytetet tjera në vend.

Ahengu i Vitit të ri në sheshin "Maqedonia" do të hapet me programin e fëmijëve nga ora 11 deri në orën 13. Fëmijët do t'i argëtojë Plaku i Vitit të Ri, i cili do të vijë me tren, do të këndojnë yjet e "Zllatno sllavejçe", ndërsa do të ketë edhe shfaqje teatrore.

Ahengu i mbrëmjes do të fillojë në orën 20, me performansë të Esma Rexhepovës, e pastaj edhe të Vllado Janevskit, Xhibonit dhe "Përlavo kazalishte" nga Kroacia dhe "Manjifiko" nga Sllovenia. Momemtet e para nga Viti i Ri, tradicionalisht, do të shënohen me fishekzjarre.

Aheng të Vitit të Ri do të ketë edhe në Panairin e Shkupit, në hallën e parë dhe të tretë, ku krahas këngëtarit, kompozitorit dhe dixhejit maqedonas, Kiril Xhajkovski dhe "Gorilaz Saund Sistem" do të mund të dëgjohen edhe dixhejë nga Britania e Madhe dhe Izraeli.

Autoritetet e qytetit dhe policia apeluan deri te qytetarët që këtë vit të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri. Gjatë pritjes, në qendër të Shkupit do të ketë prani të rritur të policisë.

Vitin e Ri 2010 të parët do ta presin banorët e ishujve të Oqeanit të Qetë dhe të vendeve të Lindjes së Largët, ndërsa të fundit disa orë pas tyre banorët e Bregut Perëndimor në SHBA dhe Aljaska.

Por, jo të gjithë do ta festojnë fillimin e vitit 2010. Shumë njerëz kohën dhe Vitin e Ri e shënojnë sipas kalendarëve të tyre, të cilat kanë rrënjë në historinë e tyre etnike dhe religjioze. I tillë është rasti me myslimanët, hebraikët, kinezët dhe hindusët, si dhe me më shumë bashkësi tjera më të vogla etnike dhe religjioze. Kështu në vitin 2010, myslimanët do ta festojnë vitin 1431, hebraikët 5771, kinezët 4708, ndërsa hindusët vitin 2067.

 
Vazhdoni >
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider