|
Ambasador në Prishtinë kur Kosova do të njohë malazezët |
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Presidenti
i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, deklaroi se dekreti për vendosjen e ambasadorit
malazez në Prishtinë do të realizohet atëherë kur Kosova do t`i njohë malazezër
si minoritet.
“Jam i bindur se kjo çështje duhet të zgjidhet para se të shkëmbejmë
ambasadorë, meqë kjo është korrekte ndaj komunitetit tonë në Kosovë, e kjo
është raport i pritur korrekt në Kosovë ndaj Malit të Zi”, deklaroi Vujanoviqi
në intervistën për numrin e Vitit të Ri të gazetës “Pobjeda”.
Presidenti i Malit të Zi vlerësoi se komuniteti etnik malazez në Kosovë tani
është në “pozitë të palakmueshme”, për shkak se në Parlamentin e Kosovës të
gjithë komunitetet tjera kanë deputetë të vetë, ndërsa vetëm malazezët nuk janë
të përfaqësuar.
Vujanoviqi ka potencuar se në regjistrimin e vitit 1981 në Kosovë ka pasur mbi
28.000 malazezë, që i bën komuniteti i dytë joshqiptar për nga madhësia pas
serbëve.
Kushti i dytë që Podgorica zyrtare e parashtron për vendosjen e marrëdhënieve
diplomatike me Prishtinën është sigurimi i kushteve për kthimin e refugjatëve
në Kosovë.
|