|
Pritje modeste e Vitit të Ri në Evropën Qendrore |
|
|
|
e enjte , 31 dhjetor 2009 |
|
Metropolat
në Evropën Qendrore, Pragë, Bratisllavë dhe Varshavë, do ta presin Vitin e Ri
2010, në mënyrë më pak të zëshme dhe me më pak mysafirë nga bota e jashtme,
transmetojnë agjencitë.
Kriza, kursimi, frika nga infektimi nga gripi i derrave, janë arsyet për shkak
të cilave numri i turistëve, të cilët tradicionalisht vinin për festat e Vitit
të Ri në Pragë është pakësuar dhjetëfish, vlerësojnë nga Asociacioni i
agjencive turistike çeke.
Sivjet për festat e Vitit të Ri priten rreth 140.000 turistë për dallim nga
kohërat e mira kur numri i mysafirëve në periudhën e njëjtë arrinte rreth
250.000.
Emërues i përbashkët i vendeve të Evropës së mesme është që bashkëqytetarëve të
vetë nuk do t`u shkurtohet kënaqësia e kremtimit të Vitit të Ri në sheshet e
qyteteve.
|