MRT
  Ballina arrow Tani
e premte , 03 shtator 2010
 
 
..:: MRT ::..
Ballina
Lajme aktuale
Maqedoni
Balkan
Botë
Politikë
Ekonomi
Stil
Shkencë dhe natyrë
Kulturë dhe shoqëri
Sport
Programi
TV programi
Nga MRT
Emisione dhe Filma
Emisione TV
Për ne
Tani
Për fillimet e MRT
Të dobishme
Aeroporte
Trena
Autobusë
Kinema
Teatro
Telefona të rëndësishëm
Për neve - Ndërmerr Shtypni E-post

Radio televizioni maqedonas
zanas0101.jpg Radio televizioni maqedonas (RTM) është ndërmmarje publike, themeluese i të cilit është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Veprimtaria e tij e definuar në mënyrë ligjore përbëhet në prodhimtari dhe të emetimit të programit të radios dhe televizionit nga të gjitha zhanret të cilat duhet ti përmbushin nevojat informative, kulturore, arsimore dhe ato rekreative të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
N
ë përbërjen e vet Radio televizioni maqedonas i ka pjesët organizative që vijojnë: Radion maqedonase, Televizionin maqedonas, Resurset për produkcion dhe funksione të përbashkëta të RTM.
Me vendosmërinë e re organizative janë formuar sektoret e përbashkëta dhe redaksitë, jovetëm përshkak të racionalizimit të harxhimeve por parasëgjithash përshkak të formimit të programit të integruar me interes publik, duke filluar prej sektorit të lajmeve, Arkivit të përbashkët, redaksisë për program Multikulturor, redaksisë të gjuhëve të nacionaliteteve dhe të tjera.
Radio Maqedonase ka filluar me punë më 28 dhjetor të vitit 1944, atëherë me emrin Radio Shkupi, me transmetimin e Mbledhjes së Dytë të KAÇKJ-së (ASNOM_it),(trup ligjvënës të Republikës të sapoformuar). Kjo datë shënohet si ditë e RTM.
zanas0102.jpg Si fillim zyrtar i punës të Televizionit Maqedonas (më herët Televizioni i Shkupit) llogaritet 14 dhjetori i vitit 1964.
N
ë vitin 1993 Radio Televizioni ndahet nga Bashkësia e Radio televizioneve Jugosllave.
Me
ligjin për veprimtari radiodifuzive (24 prill i vitit 1997), Radio televizioni maqedonas u nda në dy pjesë: Radiodifuzioni maqedonas dhe Radio televizioni maqedonas. Sipas nenit 77 të Ligjit për radiodifuzion, Radio televizionit maqedonas i takon 61 % nga taksa e grumbulluar radiodifuzive.
Radioja
maqedonase në ditë emeton 86,5 orë program në tre programet e veta dhe në programin satelitor.
N
ë programin e parë 24 orë emetohet pa ndërprerje.
N
ë programin e dytë-Radio 2 emeton 16 orë program prej orës 06 deri në orën 22, kurse mandej vazhdon programi i Tretë prej orës 22 deri në orën 02 (14 orë program), kurse prej orës 02-06 program emetonkanali 103.
Programi satelitor i Radios maqedonase (prej 31.07. 2003) dhe emeton program 24 orë pandërprerë që është zgjidhje e emisioneve nga programet të Radios maqedonase dhe program origjinal “Radio Maqedonia” në kohë zgjatje prej 6 orë e 30 minuta.
Radioja maqedonase emeton program në të gjitha gjuhët të bashkësive jo shumicë në R.M. dhe atë: në gjuhën shqipe (prej vitit 1948) – 8,5 orë: në gjuhën turke (prej vitit 1945)- 5 orë: në gjuhën vllehe (prej vitit 1991): në gjuhën rome (prej vitit 1991): në gjuhën serbe (prej vitit 2003) dhe në gjuhën boshnjake (prej vitit 2003) nga 30 minuta në ditë, kurse emetohen edhe Emisione për dëgjuesit jasht atdheut në gjuhën bullgare, greke, shqipe (prej vitit 1971) dhe në gjuhën serbe (prej vitit 1999) në terminine Radios Maqedonase.
zanas0103.jpg Radioja maqedonase emeton program të vetin edhe në internet.
Televizioni maqedonas në ditë emeton 73 orë program në tre kanalet e veta dhe në programin satelitor.
Në kanalin e dytë emetohet program i bashkësive jo shumicë ( minoriteteve) në R.M.. Në të emetohet programi në gjuhën shqipe, turke, si edhe emisionet në gj. Serbe, rome, vllehe dhe boshnjake.
Kanali i tretë është formuar në vitin 1991, atëherë si kanal eksperimental, kurse tani është dedikuar për aktivitetet e Kuvendit.
Kanali satelitor egziston (prej vitit 2000) emeton program 24 pandërprerë që paraqet zgjidhje të programeve të RTM, si dhe program origjinal në kohëzgjatje prej orës 0,5.
Proçesi i punës në RTM dhe në pjesë të ndara organizative e organizojnë dhe udhëheqin:
-
Drejtor i përgjithshëm i RTM
-
Zëvëndës i drejtorit të përgjithshëm të RTM
-
Drejtor dhe redaktor përgjegjës i Radios Maqedonase
-
Drejtor dhe redaktor përgjegjës i Televizionit maqedonas
-Drejtor i Resurseve për prodksion
-Ndihmës i drejtorit të përgjithshëm
-Redaktor përgjegjës i lajmeve në RTM

Pjesë kryesore organizative të RTM

Resurse për produksione të RTM
Veprimtari tjera të përbashkëta të RTM
Radioja Maqedonase
Televizioni Maqedonas


 
Јазици / Languages
Kërkimet
Kontakt
Veb Redaksi
МRT blog
MRT SAT on JumpTV
Mol provider