MAQEDONI

Netët e klipit shqiptarë për here të parë në Shkup

31.05.2014 19:09

Netet e klipit pas rrugëtimit të gjatë nëpër të gjitha trevat shqipfolëse, kanë aritur në Shkup...

Netet e klipit pas rrugëtimit të gjatë nëpër të gjitha trevat shqipfolëse, kanë aritur në Shkup, gati për finalen e madhe të së dielës. Çarshia e vjeter e Shkupit do të jetë nikoqire e mbrëmjes gala, e cila do te mbledhë personazhët e shquara të botës së muzikës dhe ekranit.
 
Për herë të parë në historinë e neteve të klipit, ky event mbahet në Shkup me mbeshtetjen e Komunes së Çairit, Qendres Kulturore Informative , në bashkëprodhim me TVM 2.
 
Komuna e Çairit së bashku me Qendrën Informative Kulturore janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, për këtë manifestim jashtëzakonisht të rëndësishem kulturor për shqiptaret. Numri “një” i Çairit Izet Mexhiti, thotë se kjo do të nidhmojë shumë në promovimin e Çarshis së Shkupit dhe afrimin e shqiptarëve  nga të gjitha trojet.
 
“Ne e kemi mirëprit këtë iniciativ sepse kjo kontribuon edhe në promovimin e Shkupit të vjetër, të komunës së Çairit, këtu është edhe Qendra informative  kulturore, të cilën e udhëheqë drejtoresha Selmine Purini e cila është nga Qyteti i Shkupit. Gjith kjo ndihmon shumë në revitalizimin e Çarshis së Shkupit, në promovimin e Sheshit “Skenderbeu dhe afrimin e shqiptarëve gjith andej”, shprehet  Kryetar i  komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Gjithçka eshte gati për eventin e madh.  Drejtperdrejt nga Çarshia e vjeter në Shkup sjellim për ju të dielen në mbrëmje gala te neteve të klipit shqiptar në një transmetim të drejtperdrejte në televizionet publike shqiptare TVM, TVSH, RTK dhe TV MUZ.
 
REXHEP QAMILI